
Hysaj, Zaccagni
Lajme jo të mira për Lazion përpara sfidës së rëndësishme në Europa League. Kryeqytetasit e Italisë përballen të enjten në mbrëmje në transfertë ndaj Plzen, në aktin e parë të 1/8-ve të Europa League.
Në prag të kësaj sfide, Mattia Zaccagnit i është dashur të ndalojë për shkak të një shqetësimi. Sulmuesi i Lazios ka pësuar një dëmtim muskulor në pulpë dhe prezenca e tij në këtë takim është në pikëpyetje.
Gjendja e sulmuesit 29-vjeçar do të rivlerësohet në orët në vijim. Rikujtojmë se Zaccagni ishte thelbësor me golin e realizuar në “San Siro” në fitoren e Lazios ndaj Milanit.
Poll