![Nga dueli Laçi – Dinamo në Europa League, UEFA u beson](https://cdnimpuls.com/newsport.al/media3/-900-0-1722671986xjuxhin-xhajajpg-479.jpg)
Juxhin Xhaja
UEFA ka vendosur sërish t’u besojë arbitrave shqiptarë. Kështu gjyqtarët e Superiores do të vendosin drejtësi në një nga sfidat e Europa League.
Juxhin Xhaja i cili ishte kryesorë në duelin mes Laçit dhe Dinamos do të vendosë drejtësi në Gjermani. Xhaja do të jetë kryesorë në duelin mes Hoffenheim dhe FCSB, takim që do të luhet ditën e enjte në orën 18:45.
Ndihmës të tij do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i 4-të do të jetë Albert Doda. Ndërkohë VAR-i i ëhstë besuar një arbitri anglez, Peter Bankes dhe në AVAR do të jetë Carlos del Cerro Grande nga Spanja.
![Nga dueli Laçi – Dinamo në Europa League, UEFA u beson](https://cdnimpuls.com/newsport.al/media3/-900-0-1733826132xarbitrat-shqiptare-qe-do-te-gjykojne-ne-europa-leaguejpg-765.jpg)
Galeria fotografike ()
Poll