Kanë përfunduar 4 ndeshjet e orës 18:45 në Europa League, faza e 1/8-ave. Skuadra e Romës mori barazim të vyer në tranfertë kundër Bolognës, 1 – 1.
Në trajtë të përgjitshme, Bologna domino, por nuk mundi të shënonte më shumë se 1 gol përmes Bernardeschit. Te romakët, Pellegrini evitoi humbjen në minutën e 71-të. Kryeqytetasit e goditën portën mike vetëm 2 herë, ndërsa u treguan cinik.
Porto “surprizojë” Stuttgart në Gjermani. Finalizimet e Moffi dhe Mora brenda 7 minutash, lanë të “shokuar” vendasit. Goli i Undav në pjesën e dytë, jep disi shpresë te Stuttgart për sfidën e kthimit, ndonëse kualifikimi “zbehet”.
“Luftë” e vërtetë rezultoi Panathinaikos – Betis, e fituar nga ekipi grek. “Heroin” e bëri Taborda në minutën e 88-të. Në këtë duel, arbitri përjashtojë me karton të kuq Zaroury (Panathinaikos) dhe Llorente (Betis). Anglezët e Aston Villa ia dolën kudrejt Lille, 1 – 0, goli i Watkins.
Bologna 1 – 1 Roma (Bernardeschi 50’/Pellegrini 71’)
50' Bernardeschi
71' Pellegrini
Lille 0 – 1 Aston Villa (Watkins 61’)
61' Watkins
Panathinaikos 1 – 0 Betis (Taborda 88')
88' Taborda
Stuttgart 1 – 2 Porto (Undav 40’/Moffi 21’, Mora 27’)
21' Moffi
27' Mora
40' Undav
