Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Libri i trofeve të Europa League, Tottenham barazon Liverpoolin dhe Juventusin! Manchester United mbetet me 1

Shkruar nga NEWSPORT
Libri i trofeve të Europa League, Tottenham barazon Liverpoolin dhe
Tottenham Hotspur

Tottenham Hotspur është kurorëzuar sonte si kampion i Europa League duke mposhtur Manchester United në finalen e “San Mames”. Një gol i Johnson në fundin e pjesës së parë, i riktheu Spurs tek trofeu i parë pas 17 vitesh.

Hera e fundit që Tottenham fitonte një trofe daton në vitin 2008, kur arritën të fitonin FA Cup. Ndërsa mbrëmjen e sotme, ekipi londinez me fitimin e trofeut ka çuar në 3 numrin e trofeve të Europa League.

Spursat kanë barazuar Liverpoolin dhe Juventusin që kanë po aq, ndërsa në vendin e parë gjendet Sevilla me 7 trofe të fituar. Nga ana tjetër, Manchester United mbetet në kuotën e një trofeu të Europa League, të cilin e fitoi në vitin 2017.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga