
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp , foli në konferencën për shtyp për ndeshjen e nesërme kundër Atalantës, sfida e parë çerekfinale e Europa League, trofeu i vetëm që nuk e ka fituar ende si trajner i Reds.
Tekniku gjerman thuri elozhe për kundërshtarët italian duke komplimentuar edhe homologun e tij, Gasperini.
“Ata janë një ekip i jashtëzakonshëm, Gasperini ka bërë një punë të pabesueshme prej vitesh, përballja me italianët ka qenë gjithmonë e vështirë. Taktikisht ata janë super të disiplinuar, ne do të duhet të jemi në maksimumin tone për të kaluar në raundin tjetër.
Do të jetë një përsëritje e ndeshjes që u zhvillua në Champions League 2020?
"Disa lojtarë kyç kanë ndryshuar, por trajneri është ende aty dhe ata luajnë dhe mbrojnë në mënyrë koherente. Gjithçka do të jetë ndryshe. Ne presim një kundërshtar të organizuar. Megjithatë, as ne dhe as ata nuk jemi njësoj si 3 vjet e gjysmë më parë”, tha Klopp.