Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Kërkohet mbështetje për përmbysjen, Drita publikon çmimet e biletave për sfidën me Steaua Bucurestin

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkohet mbështetje për përmbysjen, Drita publikon
Drita FC

Të enjten në mbrëmje, Drita do të presë në shtëpi skuadrën e Steaua Bucurestit për sfidën e turit të tretë të Europa League. Përballja e parë e luajtur në Rumani ka përfunduar me shifrat 3-2 për vendasit.

Drita do të kërkojë të përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit në shtëpi. Kampionët e Kosovës kërkojnë mbështetje maksimale nga tifozeria, duke publikuar çmimet e biletave.

Njoftimi zyrtar i Dritës:

NJOFTIM

FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e raundit të tretë të UEFA Europa League mes FC DRITA dhe FCSB do të dalin në shitje nga sot (e hënë), në mënyrë fizike, nga ora 18:00 para Teatrit të Qytetit.

Gjithashtu, në ditën e ndeshjes biletat do të mund të blihen edhe pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, në tri pika të shitjes.

Çmimet e biletave janë si më poshtë:

Veri – 3 €

Lindje – 5 €

Perëndim – 10 €

VIP – 20 € (katering all inclusive)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga