
Berat Gjimshiti ia doli të fitojë Europa League me Atalantën, duke mposhtur 3-0 Bayer Leverkusen. I pranishëm në Dublin ku u mbajt finalja ishte dhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka.
Numri 1 i federatës shqiptare ka shprehur krenari për Gjimshitin pas ndeshjes. Presidenti Duka e mbyll duke i uruar suksese dhe në Europianin kapitenit Berat Gjimshiti.
Postimi i Presidentit Armand Duka:
"Çfarë krenarie kur sheh kapitenin tonë, Berat Gjimshitin, të triumfojë në UEFA Europa League dhe ta çojë lart trofeun edhe si kapiten i Atalantës!
Urime Berat, urime Atalanta! Një sezon fantastik, që uroj të vazhdojë edhe me Kombëtaren në Europian!"
Poll