Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Finale prestigji, Atalanta 'makth' i Leverkusen në Europa League

Shkruar nga NEWSPORT
Finale prestigji, Atalanta 'makth' i Leverkusen në Europa League
Atalanta - Leverkusen

Atalanta dhe Bayer Leverkusen do të përballen më njëra-tjetrën për të luajtur finalen e UEFA Europa League 23/24. Sfida që do të zhvillohet në “Aviva Stadium”, të Dubilinit, në Irlandë, do të startojë në orën 21:00.

Një finale prestigji për Atalantën, ndërsa për gjermanët është një sfidë konfirmimi. Italianët duan që të shkruajnë historinë, e në krahun tjetër Leverkusen i Xabi Alonsos kërkon që të konfirmohet si skuadër e pamposhtur për këtë sezon, ku deri më tani ka një ecuri prej 51 ndeshjesh pa humbje.

Por, historia mes këtyre dy ekipeve flet për Atalantën. Në dy ndeshje të zhvilluara më parë mes tyre, pikërisht në Europa League, bergamaskët i kanë fituar të dyja.

Në vitin 2022, në fazën e 1/8-ve të Europa League, Atalanta i ka fituar të dyja sfidat përballë Leverkusenit. Në të parën italianët fitonin 3-2, ndërsa në ndeshjen e kthimit në gjermani ishin përsëri bergamaskët që triumfonin 0-1.

Ndërsa sot, Leverkusen i trembet Atalantës vetëm prej historisë, e cila sonte mund të shkruhet me ‘penën gjermane’.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga