Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Irani “merr hak” ndaj Donald Trump, kombëtarja i propozon FIFA-s t'i luajë ndeshjet larg SHBA-së

Shkruar nga NEWSPORT
Irani “merr hak” ndaj Donald Trump, kombëtarja i propozon
Irani - Kupa e Botës - Donald Trump

Dyshimet mbi pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës 2026 mbetet ende një çështje për t’u zgjidhur pas konfrontimeve të vazhdueshme mes kësaj Kombëtareje dhe Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara përsëriti qëndrimin e tij se kjo skuadër “është e mirëpritur të vijë në SHBA për të luajtur ndeshjet, por pa dhënë garanci mbi sigurinë dhe jetën e tyre”. Të tilla deklarata nuk u pritën mirë nga presidenti i kësaj federate, Mehdi Taj, i cili ndër të tjera ka njoftuar se është në bisedime me organin drejtues për t’i zhvendosur sfidat e tyre në një tjetër vend.

“Jemi duke negociuar aktualisht me FIFA-n për organizimin e ndeshjeve në Kupën e Botës në Meksikë”, sqaroi Taj pa dhënë më tepër detaje.

Përplasjet në distancës mes Trump dhe Iranit kanë shkaktuar një valë reagimesh duke vënë nën presion të vazhdueshëm dhe presidentin Gianni Infantinon për marrjen e një vendimi. Edhe pse Trump-it në theb “nuk i intereson” aspak kjo çështje, duke zgjedhur t’i qëndrojë indiferent, tek Irani janë gati ta sfidojnë hapur duke marrë pjesë, por jo në shtetin të cilin ata e quajnë “qeveria e korruptuar”.

Poll

Lexo gjithashtu