Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

VIDEO/ "Show" në Europa League, Arbër Hoxha "dirigjon" fitoren e thellë të Dinamo Zagreb! Triumfojnë dhe Roma e Rangers

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "Show" në Europa League, Arbër Hoxha
Dinamo Zagreb

Kanë përfunduar edhe duelet e fundit të raundit  të 7-të të fazës së ligave, në Europa League. Ndeshje të cilat në total kanë dhuruar 21 gola.

Spikati sfida mes Rangers dhe Ludogerts, duel ky i cili u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të ekipit të futbollistit shqiptar Nedim Bajrami. Skuadra u nderua nga goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë, falë goditjes së saktë të Diomande në minutën e 33-të. Goli i pari dhe i fundit pasi as në pjesën e dytë rivalët e tyre nuk ia dolën të përmbysnin rezultatin.

Po aq emocione  fali edhe sfida mes Romës dhe Stuttgart, e cila u mbyll 2 me 0 në favor të italianëve. Skuadra bëri mirë dhe protagonisti kryesor i fitores së sotme ishte Pisilli i cili kreu dopitën e tij me gola në minutën e 40-të dhe atë të 92-të.

Me fitore për skuadrën e Dinamo Zagreb përballë FCSB u mbyll dueli i sotëm, ku skuadra e sulmuesit shqiptar Arbër Hoxha doli triumfues. Ekipi shënoi 4 gola duke e lënë rivalin me 1 të tillë. Aksionet në rrjetën e kundërshtarit u finalizuan nga Bakrar në minutën e 7-të, Beljo në të 12-të,  gol i cili u shënua nga asisti i Arbër Hoxhës. E me pjesën e dytë shënon sërish Beljo në minutën e 71-ti ndërsa goli i fundit u bë nga Kulenovic në minutat shtesë në përfundim të ndeshjes.

Ndeshjet e tjera u mbyllën si më poshtë: Braga Nottingham (1-0), Celta Vigo – Lille (2-1), Ferencvaros – Panathinaikos (1-1), Nice – G. A Eagles (3-1) dhe Saizburg – Basel, (3-1).

 

Poll

Lexo gjithashtu