Ballkani ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në garën për titull, teksa ka mposhtur në shtëpi Dritën me rezultatin e pastër 3-0.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Mislav Karoglan shënoi dy gola në fraksionin e parë të lojës me Tolajn dhe Potokun, ndërsa goli i Kryeziut në të dytën vulosi fatet e ndeshjes.
Një tre pikësh i çmuar për vendasit të cilët kalojnë me sukses një rival të drejpërdrejtë, edhe pse të dyja këto skuadra ndajnë të njëjtin numër pikësh në tabelën e klasifikimit, me nga 42 pikë për secilën.
Në anën tjetër, Llapi fiton me vuajtje në transfertën e Dukagjinit me rezultatin e ngushtë 2-1, falë golave të Sadriut dhe Ademit. Në këto momente, skuadra llapjane ruan pozitat e saj në vendin e 7-të duke marrë pikë jetike në objektivin për mbijetesë.
