Kanë përfunduar 18 ndeshjet e mbrëmjes së sotme të vlefshme për raundin e 8-të të UEFA Europa League. Në këto duele pati surpriza, u vendosën 8 të kualifikuarit e parë dhe ekipet e “play-off”, teksa u shënua një total prej 51 golash.
Ajo që ra në sy ishte barazimi 1-1 i Romës në transfertë përballë Panathinaikos. Ndërkohë që Aston Villa fitoi në shtëpi me shifrat 3-2 në një ndeshje mjaft të bukur përballë Salzburg. Ndërkohë që Lyon triumfoi 4-2 kundër ekipit grek të PAOK.
Në disa duele të tjera interesante, Porto fitoi 3-1 me Rangers, ndërsa Fenerbahce u ndal në barazim 1-1 përballë Steaua Bukuresht. Në krahun tjetër, Midtjullan ia doli të fitonte pastër 2-0 përballë Dinamos së Zagrebit.
Vlen të përmendet që 8 ekipet që shkojnë menjëherë në 1/16-at janë Lyon, Aston Vill,a Midtjylland, Real Betis, Porto, Braga, Freiburg dhe Roma. Ndërkohë që nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-t, shkojnë në “play-off”.
Më poshtë do të njiheni me rezultatet e të gjitha ndeshjeve dhe renditjen përfundimtare të grupit të UEFA Europa League:
