Andri Hadroj - Taulant Seferi - Jasir Asani
Taulant Seferi u shfaq protagonist në ndeshjen e fundit që ekipi i tij, Bodrumspor fitoi në shtëpi 2-0 përballë Boluspor. Sulmuesi shqiptar, asistoi në golin e parë për të tijët.
Pikërisht për këtë performancë niveli, 29-vjeçari është vlerësuar edhe nga mediumi i vlerësimeve të lojtarëve, “Sofa Score”. Këta të fundit, i kanë bërë vend Seferit në “Formacionin e Javës” të Ligës së Parë turke.
Me notën 8.2, sulmuesi nga Kumanova mban vendin e 3-të për nga vlerësimi. Vlen të përmendet se me shumë gjasa, Seferi do të rikthehet në Kombëtaren shqiptare, për sfidën e 26 marsit ndaj Polonisë.
Liga e Parë turke / Formacion i Javës së 31
Poll



