
Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso ka folur për “SkySports” në prag të finales së Europa League përballë Atalantës. Tekniku spanjoll thekson se mbrojtja e italianëve është një nga pikat më të forta, por shton se Leverkusen është tepër i motivuar.
“Për ne kjo është një kënaqësi, për gjithçka qe kemi bërë, por përqendrimi është vetëm për nesër. Do të jetë një ndeshje ndryshe. Atalanta është një ekip i fortë. Ne jemi gati dhe kemi motivim të madh. Do të jetë një finale e rëndësishme për ne, pasi është finalja e parë europiane që prej 2002-shit.
Atalanta luan mirë si në sulm dhe në mbrojtje, me dhe pa top, si dhe një kundër një. Të gjithë kanë probleme kur luajnë kundër tyre. Por ne duhet të luajmë futbollin tonë, me atë lojë që na karakterizon. Nesër do të jetë një finale, ndryshe nga gjithë ndeshjet e tjera”, është shprehur fillimisht Alonso.
Kujtojmë që ndeshja Atalanta – Leverkusen do të zhvillohet të mërkurën e 22 majit. Finalja e UEFA Europa League do të luhet në “Aviva Stadium”, të Dublinit, Irlandë, duke nisur nga ora 21:00.