Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

"Atalanta mposhti Liverpoolin, nuk është jofavorite", Granit Xhaka: Finalja ime e dytë, s'dua ta humbas dhe këtë

Shkruar nga NEWSPORT
"Atalanta mposhti Liverpoolin, nuk është jofavorite", Granit
Granit Xhaka

Mesfushori i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka ka folur para mediave në prag të finales së Europa League, të cilën gjermanët do ta luajnë përballë Atalantës. Xhaka vlerëson maksimalisht skuadrën italiane duke thënë se në një ndeshje të tillë nuk ka favorit dhe jofavorit.

“Finalet luhen për t’u fituar, nesër do të mundohemi ta bëjmë këtë gjë dhe të çojmë trofeun në Leverkusen. Pse nuk dukemi nervozë? Kemi dhuruar gjak sot në mëngjes”, tha me buzën në gaz Granit Xhaka.

“Kjo është finalja ime e dytë europiane dhe të parën e kam humbur. Ne jetë të ndodhin mundësitë e dyta dhe duhet t’i shfrytëzosh.

Nuk mendoj se në finale ka skuadra jofavorite, kush mund Olympique Marseille dhe Liverpoolin nuk e meriton një vlerësim të tillë. Nesër do të luajmë shanset tona dhe të shohim si do të shkojë”, mbylli fjalën e tij mesfushori i Leverkusen.

Kujtojmë që ndeshja Atalanta – Leverkusen do të zhvillohet të mërkurën e 22 majit. Finalja e UEFA Europa League do të luhet në “Aviva Stadium”, të Dublinit, Irlandë, duke nisur nga ora 21:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga