Kanë përfunduar 9 ndeshjet e para të UEFA Europa League, ku në duelet e vlefshme për raundin e 6-të, u shënua në total 25 gola.
Sfidë për tu harruar ajo mes Dinamos së Arbër Hoxhës dhe Betis, e cila kjo e fundit luajti në transfertë. Por nuk e pengoi aspak skuadrën spanjolle që të merrte fitoren në një rezultat mjaft të mirë, 1-3.
“Frymëzues” është dueli mes Sttugart dhe Maccabi Tel Aviv, i cili u mbyll me shifrat 4-1 për gjermanët. Ndërsa këta të fundit e “nderuan” veten dhe fushën e tyre njëkohësisht, pasi luajtën në shtëpi.
Sa i takon përballjeve të tjera: Ferencvaros- Ragers (2-1), Ludogorets- Paok (3-3), Midtjylland-Genk (1-0), Nice-Braga (0-1), Sturm Graz- Crvena Zvezda (0-1), Utrechtt- Nottingham (1-2) dhe Young Boys- Basel (1-0).
