
Janë zhvilluar ndeshjet e dyta të fazës çerekfinale të Europa League, e ku kanë prodhuar rezultatet befasues. Manchester United është duke luajtur në shtesë, pasi koha e rregullt përfundoi me shifrat e barabarta 2-2, sikurse ndodhi në takimin e parë.
Për anglezët në këtë duel shënuan Ugarte dhe Dalot, duke hedhur iden se United e kishte siguruar kualifikimin. Por që Lyon nuk mendojë kështu. Golat e Tolisso dhe Tagliafico bën që gëzimi i “rekordmënve” anglezë të “shuhej” para kohe. Ndeshja vijonte të jetë në shtesë. Në shtesë ka kalur edhe Lazio me Bodo/Glimt.
“Shqiponjat” e Italisë gjetën forcën për të fituar 2-0 në kohën e rregullt, ndërsa futbollisti shqiptar Elseid Hysaj nuk u pa në fushë për asnjë minutë. Nedim Bajrami u “përplas” me Athletic Bilabo vetëm në minutat e fundit. Mesfushori i kombëtares sonë nuk ishte në gjendje të ndryshonte fatet e ndeshjes, e përfunduar 2-0 në favor të baskëve.