Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“E vështirë të thyeje ‘murin’ e Italisë”, Joshua Kimmich: Falë meritës tonë erdhi fitorja, kemi edhe 90-të minuta

Shkruar nga NEWSPORT
“E vështirë të thyeje ‘murin’ e
Joshua Kimmich

Gjermania mbrëmjen e djeshme ka triumfuar me përmbysje ndaj Italisë, takim i vlefshëm për finalet e Nations League. Një përballje e luftuar mes dy gjigandëve, por që përfundoi në favorin e gjermanëve me shifrat 2-1.

Pas këtij triumfi mjaft i lumtur ishte Joshua Kimmich. Ky i fundit theksoi se ishte një lojë e vështirë, por mënyra se si skuadra arriti të përmbysë rezultatin ishte fantastike.

“Jemi shumë të lumtur për fitoren. Veçanërisht për mënyrën se si erdhi loja. Pjesa e parë ishte disi e vështirë për ne. Nuk ishim në gjendje të kishim fantazinë e duhur për të thyer ‘muri’ e Italisë. Pjesa e dytë u bë më e lehtë, kjo falë meritës sonë.

 Krosimet nga jashtë zonës i kemi praktikuar në stërvitje dhe nuk ishin rastësi. Kemi marrë një rezultat vërtetë pozitive në këtë duel. Koha të marrim energjitë dhe të dhurojmë një tjetër paraqitje të klasit botërore të dielën. Kemi edhe 90 minuta të tjera. Kemi fituar një ndeshje, por asgjë nuk ka përfunduar. Ekipi tregoi karakter dhe kjo është e rëndësishme.

Të gjithë e dimë se sa e vështirë është të luash në Itali. Unë, Rydiger dhe disa lojtarë të tjera nga kampi ynë i shpëtuam kartonit të verdhë, çka do na pezullonte për takimin e kthimit”, ka theksuar Kimmich.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga