Gazetat më të mëdha sportive në Europë kanë zhvendosur vëmendjen nga aktivitetet e përditshme që pasqyrohen, ndërsa kanë vendosur në faqet e para të tyre pamjet dhe shkrimet mbi tragjedinë e Nicës.
Veç gazetave dhe tabloideve, me tragjedinë e Nicës janë solidarizuar shumë klube sportive, aktorë dhe personazhe të famshëm, të cilët kanë bërë mbishkrimet e tyre për jetët e humbura. Trajneri Unay Emery, tenisti Rafa Nadal, çiklisti Chris Froome, futbollisti Moussa Sissoko e shumë të tjerë kanë vendosur përkatësisht në faqet e tyre në "twitter" fjalët ngushëlluese për jetët e humbura.
Edhe "Newsport.al" bashkohet me dhimbjen e shtetit dhe qytetarëve francezë, duke shprehur ngushëllimet për jetët e humbura!
Est-ce que cela s'arrêtera un jour...? Soutien et Fraternité aux Niçois #ForceAuxFamilles #Nice06 pic.twitter.com/8dLkyfNYxX
— Moussa Sissoko (@MoussaSissoko) July 14, 2016
Poll
