
Futbolli është pasqyra ku shumë njërëz synojnë të nxjerrin reflektimin më të mirë të imazhit të tyre. Por, abuzimi me prestigjin, famën, pasurine dhe përkrahjen e parevokueshme nuk kanë mbetur pa u zbuluar dhe përballja me realitetin shkatërron gjithçka. Sporti më popullor në botë është gjithmonë pronë e pushtetit, interesave të fuqishme dhe manipulimeve.
6 ngjarjet që do të mbeten si skandalet më të errëta të futbollit janë:
- Skandali i Marseille 1993
Në fillim të vitete '90 skuadra franceze e Marseilles synonte të dominonte futbollin europian. Në 1993 ata mposhtën në finalen e Champions League Milanin e fuqishëm duke u bërë i vetmi ekip francez me një titull të tillë. Një muaj më vonë u zbulua se presidenti i klubit Bernard Tapie kishte fiksuar ndeshje ne fundit të sezonit 1991/1992 për të fituar titullin. Marseilla u pqërjashtua nga kompeticionet europiane por titulli i Championsit nuk u prek.
- Maradona përjashtohet nga Kupa e Botës 1994
Pas dy vitesh torturuese Maradona u përgatit për të shpërthyer me Argjentinën në Botërorin "SHBA 1994". Ai u duk në formë perfekte kur shënoi një supergol me Greqinë. Por pas takimit testet antidoping nxorën se ish-ylli i Napolit kishte konsumuar efendrinë, që luftonte lodhjen. FIFA e pezulloi nga kompeticioni dhe Argjentina humbi Botërorin.
- Calciopoli 2006
Futbolli italian ka vuajtur gjithmonë nga abuzimi i presidentëve të klubeve me privilegjet dhe pushtetin e tyre. Pas përfundimit të sezonit 2005/2006 dhe një muaj përpara fillimit të kampionatit botëror Gjykata Sportive Italiane dënoi një numër zyrtarësh të klubeve të Serisë a. Juventusi humbi të dy titujt e fituar radhazi dhe u zbrit në Serinë B, duke përjetuar një nga periudhat më regresive në historinë e saj.
- Skandali i fiksimit të ndeshjeve në futbollin gjerman
Robert Hoyzer shkatërroi karrierën e tij si arbitër në futbollin gjerman kur u zbulua se kishte marrë ryshfet 2.2 milionë € për të fiksuar ndeshjet e Bundesligës 2 dhe Kupës së Gjermanisë. Ai pranoi fajin dhe u dënua me një vit burg.
- Ryan Giggs në marrëdhënie me kunatën
Uellsiani është një legjendë e gjallë e Manchester United dhe futbollit europian. Por jashtë fushe ai është një njeri i pështirë. Në kulmin e karrierës ai u kap duke shkelur kurorën e martesës me gruan e vëllait të tij Imogen Thomas. Babai i Giggs nuk u ndie krenar kur i biri u emërua trajneri Uellsit në 2018.
- Skandali i dyfishtë FIFA-UEFA
Në 2015 ndodhi skandali më i madh i futbollit zyrtar kur presidenti Sepp Blatter i FIFA-s dhe Michel Platini i UEFA-s u akuzuan se kishin favorizuar në votime kundrejt ryshfeteve për fitoren e shortit të organizimit të dy Botëroreve Rusisë dhe Katarit. Ata dhanë dorëheqjen pasi DEA amerikane zbuloi një listë të gjatë me emra të përfshirë në këtë skandal. /Newsport.al/