Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Derbi” shqiptarësh në Turqi, Ernest Muçi “kërcënon” Qazim Laçin! Shansi i Brojës për të “bindur” Sylvinhon

Shkruar nga NEWSPORT
“Derbi” shqiptarësh në Turqi, Ernest Muçi
Ernest Muçi, Qazim Laçi, Sylvinho dhe Armando Broja

Dita e sotme është mjaft e ngarkuar për disa legjionarë, madje mund të jetë edhe përcaktuese për trajnerin Sylvinho, përsa i takon ftesës për ndeshjen kundër Polonisë.

Në orën 15:00, Interi do të përballet me Atalantën, e vlefshme për javën e 29-të në Serie A, ndërsa për kapitenin e Kombëtares Berat Gjimshiti, konsiderohet sfida e duhur për të “zhdukur” pasiguritë që ka prezantuar në javët e fundit me bergamaskët.

Në po të njëjtën orë, zbresin në fushë edhe dy binjakët Shpendin, Cristian me Cesenën dhe Stiven te Empoli. Të dy janë në “shqyrtimin” e Sylvinhos. Sipas mediave angleze, trajneri Scott Parker pritet t’i rezervojë minuta Armando Brojës te Bunrley në sfidën kundër Bournemouth.

Broja ka më shumë se një muaj jashtë fushave, për shkak të dëmtimit dhe sfida e sotme do tregojë shumë për gjendjen fizike të sulmuesit shqiptar, madje mund të jetë decizive për vendimin final të trajnerit të Kombëtares, pra nëse do e ftojë për fazën “Play-Off” ose jo. Anis Mehmeti pritet gati për “aksion” te Ipswich ndaj Sheffield Wed.

Përsa i takon orës 17:15, do të jetë radha e sulmuesit Arbër Hoxha për të luajtur me Dinamo Zagreb. Mesfushori Ylber Ramadani ka “test” të vështirë kundër Napolit me Lecce-n e tij.

“Qershia mbi tortë” është planifikuar në orën 18:00, Trabzonspor – Rizespor. Me shumë gjasa, në varësi edhe të zgjedhjeve të trajnerëve, do kemi “derbi” shqiptarësh, Ernest Muçi kundër Qazim Laçit.

“Derbi” shqiptarësh në Turqi, Ernest Muçi
 

 

Poll

Lexo gjithashtu