Conference League do të rikthehet të luajë ndeshjet e saj ditën e enjte. 16 sfida do të marrin skenën e Conference League, ku 32 ekipe do të synpjnë fitoren.
Në fushë përveç lojtarëve shqiptarë do të zbresin edhe Juxhin Xhaja dhe ndihmësit e tij. Arbitri i Superiores do të vendosë drejtësi në Danimarkë, ku Nordsjaelland pret Ludogorets, takim që luhet në orën 21:00.
Xhaja do të ndihmohet nga Rejdi Acdo dhe Dojando Myftari, teksa arbitër i 4-të do të jetë Eldorjan Hamiti. 4-tëshja e arbitrave shqiptarë në këtë mënyrë do të marrin në dorë frenat e këtij takimi që do të luhet ditën e enjte.
[caption id="attachment_708324" align="alignnone" width="407"] Juxhin Xhaja edhe skuadra e tij/ © Credits uefa.com/uefaeuropaconferenceleague/match/[/caption]