Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Berat Gjimshiti: Kemi cilësitë për të shkuar në Europian

Shkruar nga NEWSPORT
Berat Gjimshiti: Kemi cilësitë për të shkuar në

Berat Gjimshiti foli për Supersport pas fitores me Moldavinë:

Jam shumë i lumtur sidomos për familjen që gruaja dhe vajza janë mirë. Merituam këtë fitore, kishim nevojë për durim pasi nuk patëm hapsira. U përballëm shumë mirë. Kam kohë që nuk isha këtu pas shumë lëndimesh. Ekipi ka shumë vetëbesim, lojtarët kanë cilësi. Vetëbesimi me top është më i mirë, jemi më të qetë dhe kjo u duk në fushën e lojës. Trajneri na jep besim dhe kjo është gjë e mirë.

Nga trajneri vjen entuziazmi por edhe nga lojtarët. Kur kishim ditë pushimi, të flasësh me lojtarët e tjerë ishte mirë. Të gjithë kemi dëshirën për të shkuar në europian. Kemi cilësi dhe mundësitë për të arritur në Europian. Këtë vetëbesim duhet ta përdorim për ta futur në fushë. Europianin e 2016-tës e humba kështu që shpresoj të jem te i rradhës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga