Tirana dhe Egnatia do të luajnë mes tyre edhe sfidën e fundit të këtij sezonit. Duke nisur që nga ora 19:00 ditën e nesërmë në “Elbasan Arena” do të diskutojnë për Kupën e Shqipërisë. Bardheblutë pas “dështimit” për të fituar për të dytin vit radhas titullin e shikojnë trofeun e Kupës si “ngushëllim”.
Në lidhje më ketë përballje në conference ka folur trajneri, Orges Shehi. Timonieri i kryeyqyetasve ka theksuar se nuk ka kohë për të “qarë” të shkuarën, pasi do të fokusohet tek e tashmja. Ndër të tjera durrsaku foli edhe për lajmet për një kalim të mundshëm te Shkëndija e tetovës.
Kupa? “Është trofe dhe do të bëjmë maksimumin për ta fituar edhe pse kemi kontingjent të paktën lojtarësh, ky kompeticion do vlerësim, është trofe dhe shumë i rëndësishëm për të gjithë sidomos për klubin. Kemi vështirësi, por nuk do të futemi në fushë duke qarë ka ndodhur kjo apo ajo. Do të futemi për të bërë mirë pavarësisht kush është. E kemi dhënë një reagim në ndeshjen e fundit, arritëm të fitonim, futbollistët u sollën në fushë si profesionistë dhe luajtën me agresivitet pavarësisht gjërave që ndodhin.
Duhet të vazhdojmë dhe të luftojmë pasi është ndeshja e fundit e sezonit. Kemi statistikë të mirë me Egnatian, ka disa episode që mund të vendosin, si gjakftohtësia apo eksperiencë në të tilla përballjesh mund të dalë fitimtar mendoj që nuk është përcaktuese ajo që ka kaluar. Të gjitha kontratat i kemi 1 vjeçare, përveç disa lojtarëve që e kanë 2.
Ardhmja? Përsa i përket çështjes time, pas ditës së sotme mbaron kontrata. Lajmet marrin dhenë, ka situata që për trajnerin mund të ndodhin në mes ose në fund të sezonit dhe është ideja që është një klub i rëndësishëm, dhe kontaktet kanë qenë edhe më përpara, por mendoj se gjithçka do të zgjidhet pas ditës së nesërme, deri ditën e nesërme fokusi është tek finalja.
Unë nuk qahem dhe jam i vetëdijshëm që duhet të fokusohemi tek e ardhmja, është një punë e madhe me sakrificë, por shpresoj të marrim Kupën nesër. Unë kam fituar shumë trofe në karrierën time, dhe kam marrë shumë urime nga kolegë si ato që merrja dikur si futbollist”, deklaroi ai.