
Kombëtarja Shqiptare ka qenë një ndër skuadrat kryesore për të cilën janë luajtur shumë baste duke kapur shifrën rekord prej 19,9 milionë eurosh. Agjencitë kombëtare franceze të monitorimit të basteve sportive, ARJEL dhe FDJ, kanë bërë të ditur shifrat zyrtare të ndeshjeve të Euro 2016, për sa u përket shumave të luajtura nga bastexhinjtë në territorin francez. Në takimin e parë mes Shqipërisë dhe Zvicrës, në total janë luajtur 2,7 milionë euro baste, nga të cilat 1,4 milion euro janë në kompanitë online që veprojnë në Francë, shkruan Panorama Sport. Ndeshja e dytë e kuqezinjve, ajo e luajtur në Marsejë kundër Francës, ka pasur një fluks shumë të madh bastesh sportive. Dy kompanitë raportojnë se për këtë ndeshje janë hedhur në total 8,4 milion euro baste nga të cilat 4,7 milion euro në faqet online. Sfida e 15 qershorit është e treta më e lartë në Europian për nga shuma e hedhur nga bastvënësit. Ndërsa, në ndeshjen e fundit mes Rumanisë dhe Shqipërisë, janë hedhur 2,8 milionë euro baste, ku 1,1 milion euro janë vendosur nëpërmjet internetit.