Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Barcelona, Gundogan: Jam shumë i motivuar, kjo është ajo që dëshiron çdo futbollist

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona, Gundogan: Jam shumë i motivuar, kjo është ajo që

Para disa ditësh Barcelona zyrtarizoi Ilkay Gundogan si mesfushorin më të ri të ekipit. Gjermani pasi fitoi gjithçka me ekipin e Manchester City vendosi të ndante rrugët.

Mesfushori gjerman kishte oferta edhe nga Arabia Saudite me paga shumë të majme, por në mendjen e futbollistit ishte vetëm Barcelona dhe dëshira e tij për të luajtur për klubin katalanas.

Këtë gjë Gundogan e ka shprehur edhe në media:

“Jam shumë i motivuar. Kjo më jep mundësinë të jem pjesë e kësaj për të përmirësuar klubin. Kjo është ajo që dëshiron çdo futbollist. Vitet e fundit Barça ka qenë prapa pritshmërive në Evropë. Klubi po krijon diçka dhe është e qartë se ka një plan serioz. Njerëzit e zgjuar që janë ulur këtu do të gjejnë mënyrën e duhur, idetë më të mira, për të arritur në majat e Evropës”, tha 32-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga