
Gabriel Barbosa foli pas ndeshjes Erzeni-Kukësi. Sulmuesi i Kukësit shënoi golin deçiziv sot pasi i dha Kukësit 1 pikë në minutat e fundit duke shënuar golin e barazimit. Për “Oversport” ai u shpreh i emocionuar pasi dje kishte ditëlindjen, por dhurata më e madhe që ai do donte ishte të kishte familjen pranë.
“Si ndiheni pas golit? Falë Zotit ja dola të shënoj. Është mirë të shënosh kjo është puna ime. Është speciale sepse ishte ditëlindja ime. Sot ishte e vështirë sepse erdhëm pas një ndeshje të vështirë me Teutën. Lojtarët kishin vështirësi, Ishim të lodhur, morë 1 pikë.
Këtë sezon 3 gola është mirë për ju? Shpresoj që këto 10 ndeshje të bëjmë maskimimumin. Vij këtu për të bërë punën time. Kam 3 gola por për mua i marr si të këqijat edhe të mirat. Jemi të gjithë bashkë. Për një lojtarë ndodh që të shënoj 20 gola por ndodh edhe që të shënoj 3 gola si unë. Jemi bashkë deri në fund për të luftuar.
Ke marrë dhuratë tjetër për ditëlindje? Goli ishte mirë. Por edhe lojtarët erdhën dhe festuan me mua ishin bashkë. Është preskëse. Dhurata më e mirë do doja të kisha familjen pranë... (emocionohet dhe qan) Duhet të jemi të fortë është normale të kemi emocione dhe lot.”