Nuk kanë të sosur çudirat në kampionatin shqiptar. Së fundmi, raportohet se klubi i Luzit ka shkarkuar Bledar Devollin duke emëruar në vend të tij Xhevahir Kapllanin. Një vendim i çuditshëm teksa skuadra e Luzit kishte barazuar me Flamurtarin dhe Korabin, ndërsa ishte mposhtur nga Tomori.
Siç raportojnë mediet online, Kapllani do të prezantohet nesër nga mediet e klubit. Një vendim i çuditshëm që vjen në një moment kur në skuadër kishte klimë pozitive.
Pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i Bledar Devollit, ndërsa Kapllanit i është besuar për shkak të eksperiencës së tij si trajner i Erzenit në sezonin e shkuar. Aktualisht Luzi ka 2 pikë në 3 ndeshje të luajtura.
Poll