
Një epison i pakëndshëm ka ndodhur në përfundim të ndeshjes Vllaznia – Laçi. Zyrtarit të FSHF-s, Alban Tafajt, i kanë thyer xhamat e makinës në parkingun e stadiumit. Ky episod vjen si pasojë e tensioneve në fund të sfidës nga tifozët shkodran që pretendonin për gjykim të gabuar të gjyqtarit të ndeshjes. Tafaj, pas këtij incidenti ka folur për Oversport duke sqaruar ngjarjen.
"Inekzistent cdo lëvizje e policisë. Nuk bënë asgjë. U drejtuam drejt parkimit privat ku ishte edhe autobusi i Laçit, Gjejmë makinën e dëmtuar, xhamat e thyera të gjitha. Incident që më le shije të hidhur. Incident që e shëmton këtë qytet. Më vjen keq që më ndodhi mua, çdokush do ndihej kështu. Më vjen keq sepse njolloset emri i Vllaznisë. Punojësit ishin inekzistentë në mbrojtje tonë. E vetmja gjë që më ka indinjuar më tepër është gjesti këtu në Shkodër ku ne edhe jemi duartorkitur kur kemi fituar."