Kampionati ‘Abissnet Superiore’ do të rikthehet sërish këtë fundjavë pas pauzës 10 ditore të imponuar nga ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024, ku Kombëtarja shqiptare u përball me Poloninë.
Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 27-të, teksa Departamenti i Garave ka përcaktuar edhe agjendën e plotë me ditët dhe oraret e takimeve. Më konkretisht, të pesta ndeshjet e kësaj jave të 27-të do të luhen të shtunën e 1 prillit dhe të dielën, më 2 prill.
Të shtunën, Kukësi do të luajë kundër Egnatias në stadiumin ‘Kukësi Arena’ në ora 15:00. Sakaq, në stadiumin ‘Niko Dovana’ do të zhvillohet ndeshja Teuta – Partizani, në ora 18:00, ndërsa në po të njëjtën orë, Vllaznia do të presë në stadiumin ‘Loro Boriçi’, Bylisin. Të dielën do të luhen edhe dy sfidat e tjera të javës së 28-të. Laçi do të udhëtojë drejt Kamëz, ku do të përballet me Kastriotin në stadiumin e Kamzës, teksa ndeshja është planifikuar të luhet në ora 15:00. Ndërkaq, ndeshja e fundit e javës së 27-të është Tirana – Erzeni, që do të zhvillohet në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në ora 18:00.
Ndeshjet e javës së 27-të të kampionatit ‘Abissnet Superiore’
E shtunë, 1 prill 2023
Kukësi-Egnatia, ora 15:00, ‘Kukësi Arena’
Vllaznia-Bylis, ora 18:00, ‘Loro Boriçi’
Teuta – Partizani, ora 18:00, ‘Niko Dovana’
E diel, 2 prill 2023
Kastrioti-Laçi, ora 15:00, ‘Kamza stadium’
Tirana-Erzeni, ora 18:00, ‘Elbasan Arena’
Sakaq, Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar edhe agjendën e plotë të javës së 28-të, me oraret dhe ditët e ndeshjeve. Ndeshjet do të luhen të ndara në dy ditë, përkatësisht më 9 dhe 10 prill.
Kastrioti – Bylis do të ngrejë siparin e javës së 28-të në stadiumin e Kamzës, teksa ndeshja është planifikuar të nisë në ora 15:00 të dielën e 9 prillit. Po në këtë ditë janë programuar të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera të javës së 28-të. Teuta do të presë në stadiumin ‘Niko Dovana’ Laçin, me takimin që është përcaktuar të nisë në ora 18:00, teksa në po të njëjtën orë, Erzeni do të përballet me Vllazninë në Shkodër, në stadiumin ‘Loro Boriçi.
Të hënën do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera të javës së 28-të. Partizani do të udhëtojë drejt Rrogozhinës, ku do të përballet me ekipin e Egnatias në stadiumin ‘Egnatia Arena’ në ora 15:00, ndërsa Tirana do të luajë me Kukësin në Elbasan, në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në ora 18:00.
Ndeshjet e javës së 28-të të kampionatit ‘Abissnet Superiore’
E diel, 9 prill 2023
Kastrioti-Bylis, ora 15:00 ‘Kamza stadium’
Teuta-Laçi, ora 18:00, ‘Niko Dovana’
Vllaznia – Erzeni, ora 18:00, ‘Loro Boriçi’
E hënë, 10 prill 2023
Egnatia – Partizani, ora 15:00 ‘Egnatia Arena’
Tirana – Kukësi, ora 18:00, ‘Elbasan Arena’