Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Autori i golit, Ismajli: Pas golit na kapi euforia, zhvilluam ndeshje të madhe

Shkruar nga NEWSPORT
Autori i golit, Ismajli: Pas golit na kapi euforia, zhvilluam ndeshje të

Në Air Albania përjetuam një ndeshje spektakolare mes Shqipërisë dhe Italisë të përfunduar me fitoren e miqve, 1-3. Ismajli do të ngrinte në peshë gjithë stadiumin me golin e tij në minutën e 16-të por 4 minuta më vonë, Di Lorenzo do të barazonte shifrat. Në të 25-tën, Grifo do të kalonte në avantazh italianët pas një gabimi të Kumbullës. Pjesa e dytë ishte zjarr nga fillimi deri në fund dhe goli i Grifos në minutën e 64’ do të vuloste ndeshjen. Pas ndeshjes, autori i golit, Ismajli foli për mediat.

"Si ekip kemi bërë ndeshje të madhe. Kemi luftar deri në fund. E prisja golin sepse javën e fundit kam luajtur shumë mirë edhe pse u ktheva nga dëmtimi dhe shpresoj të vazhdoj kështu.

Pas golit na kapi pak euforia. Goli i parë ishte me fat dërsa i dyti me kundërsulm pas një gabimi. Unë do të vazhdoj të punoj kështu dhe shpresoj të vij dicka më e mirë. Me punë vjen dhe suksesi."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga