Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Asllani është xhevahiri i kombëtares", Armand Duka: Ramadani i ka habitur të gjithë, por jo mua. Interesimi i Interit? Është gati

Shkruar nga NEWSPORT
“Asllani është xhevahiri i kombëtares", Armand Duka:

Armand Duka ka dhënë një tjetër intervistë për mediat italiane. Këtë herë për “Sportitalia” kreu i Federatës Shqiptare të futbollit është ndalur te lojtarët shqiptarë që luajnë në Serie A.

Kreu i FSHF-së nuk i fsheh lëvdatat për Krisjtan Asllanin dhe Ylber Ramadanin. Për këtë të fundit ka interes nga Interi.

Asllani? “Kristjan është një tjetër xhevahir i yni, jemi me fat që e kemi. Ai është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm. Mënyra se si është përshtatur në Kombëtare nuk më habit aspak, ai ka cilësi të mëdha si lojtar për të arritur majat.

Ka aftësi të larta teknike, karakter të fortë dhe vendosmërinë e duhur. Sidomos këtë sezon është përmirësuar shumë. Natyrisht që do të doja që të luante më shumë me Interin. Dhe mendoj se ka ardhur tashmë koha të luajë me Interin.

Ai meriton të ketë më shumë kohë në dispozicion, me karakteristikat që ka si lojtar. Megjithatë, deri para disa muajsh mendoja se ishte më mirë që ai të largohej nga Interi për të patur më shumë hapësira.

Por, tani, duke parë rritjen e tij, unë mendoj se ai duhet të vazhdojë dhe të përmirësohet atje. Dhe shumë shpejt Kristjan do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Interin, ashtu siç është për ekipin kombëtar.

Ramadani? Ai i ka befasuar të gjithë në fillim të sezonit. Por jo mua, që e njoh shumë mirë potencialin e tij si lojtar. Vlerat e tij janë të padiskutueshme, ai po e tregon veten te Leçe dhe në ekipin kombëtar. Është një djalë që punon shumë dhe gjithmonë jep gjithçka në fushë.

Interesimi i Interit? Personalisht, duke ditur cilësitë dhe ambiciet e tij si lojtar, mendoj se ai është gati për çdo klub në botë. Gjithashtu do të ishte një krenari e madhe për ne të shohim dy shqiptarë që luajnë në radhët e një klubi të madh dhe historik si Interi”, ka theksuar Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga