Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Asllani ende në dyshim, Sylvinho ideon formacionin me disa ndryshime nga Çekia

Shkruar nga NEWSPORT

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Moldavinë në transfertë ditën e premte në orën 18:00 për të luajtur ndeshjen e parafundit të fazës së grupeve për kualifikueset e Euro 2024.

Nën drejtimin e Sylvinhos janë zhvilluar dy seanca stërvitore me grupin që është plotësuar paraditen e sotme. Kristjan Asllani ishe lajmi i mirë i ditës me mesfushorin që nuk rezultoi të kishte një dëmtim të rëndë, por vetëm mbingarkesë. Megjithatë, ai është stërvitur veçmas grupit duke mos u bërë pjesë e planeve të Sylvinhos ende.

Braziliani po skicon idetë e para për formacionin titullar dhe priten disa ndryshime nga sfida e fundit me Çekinë. Porta i mbetet Etrit Berishës që shkëlqeu në fundjavë me Empolin, ndërsa në mbrojtje rikthehet Ismajli i cili do të rreshtohet krah Hysajt, Gjimshitit dhe Mitajt.

Mesfusha është e gjitha në ‘dorën’ e Asllanit. Nëse talenti i Interit nuk ia del atëherë do të luajë Keidi Bare ose Qazim Laçi. Në sulm dilemat janë të mëdha, por i vetmi i palëkundur është Jasir Asani. Ndaj Çekisë, titullar ishin Cikalleshi dhe Seferi të cilët janë favorit për ta nisur sërish nga e para.

Por, ndryshe nga sfida me Çekinë dhe Poloninë, kësaj rradhe përpara kemi një ekip që ‘mbyllet’ në mbrojtje dhe kthimi i Seferit në mbrojtje mund të mos jetë më i nevojshëm taktikisht. Sylvinho po mendon për Ernest Muçin nga minuta e parë si një lojtar me fantazi i cili mund të ‘çajë’ mbrojtjen kundërshtare.

Cikalleshi pritet të jetë përsëri bomberi, me Mirlind Dakun që do të preferohet nga stoli për pjesën e dytë ku të futet e t’i japi një ritëm tjetër ndeshjes me Moldavinë që do të jetë e lodhur, njëjtë siç u veprua me Poloninë dhe Çekinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga