Një mbrëmje kuqezi për të kërkuar mbështetjen e artistëve. Kjo ishte ideja e fundit e FSHF që mbrëmjen e djeshme mblodhi në ambientet e Air Albania stadium, aktorë, këngëtarë e regjisorë për të bërë bashkë si gjithmonë, artin e futbollin.
Kemi hyrë në javën e zjarrtë të kombëtares shqiptare dhe përpara ndeshjes me Poloninë, po bëhet gjithçka gati nga trajneri dhe stafi teknik, por edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Artan Imami, Muharrem Hoxha, Rudina Dembacaj, Rajmonda Bulku, Vasjan Lami, Indrit Çobani, Arben Derhemi, Ndriçim Xhepa, Kastriot Caushi e Petrit Malaj, Xhevahir Zeneli e shumë të tjerë ishin mes aktorëve në ceremoni.
Nuk munguan emrat e mëdhenj të skenës së këngës, me Aurela Gaçen, Vëllezërit Korçarë Endri e Stefi, me Motrat Libohova, Ronela Hajati, Luan Zhegu, Kozma Dushi, Eneida Tarifa apo Kastriot Tusha, Landi i Ëest Side Famili, Osman Mula apo Mariza Ikonomi, ishin mes këngëtarëve që suprizuan në këtë darkë festive në mbështetje të kombëtares.
“Jemi në vigjilje të Europianit 2024. Eshtë një histori suksesi kjo e djemve tanë të futbollit. E ku ka më mirë se artistët tanë të mrekullueshëm që të na mbështesin në këtë rrugëtim tonin, të përçojnë tek publiku nëpërmjet zërit të tyre në skenën e teatrit apo këngës, mbështetjen për djemtë tanë të kombëtares Kuqezi. Ne kemi punuar shumë, dhe shpresojmë të kemi rezultate të prekshme që bëjnë krenar çdo shqiptar. Eshtë shumë bukur që arti dhe futbolli rrinë bashkë në një sallë, si përçuesit më të mirë të vlerave tona kombëtare”, tha Presidenti i FSHF, Armand Duka duke përshëndetur miqtë e pranishëm në aktivitet.
Ndërsa trajneri Silvinjo që u bashkua me artistët, në hyrje, i takoi ata të gjithë. Ishte momenti i përshëndetjeve të rastit, shtrëngimit të duarve, dhe urimit për sukses.
“Jam shumë i prekur, tha trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo. Kam gjetur një terren shumë miqësor në Shqipëri, ndërsa në “Shtëpinë e Futbollit” ku jemi vendosur dhe po përgatisim kombëtaren, kemi gjetur një terren shumë të mirë. Ndërsa gjithë ky aktivitet dhe mbështetja juaj na jep më shumë zemër. Falemnderit për besimin dhe për mbështetjen” tha mes duartrokitjeve trajneri Silvinjo.
Një nga një folën të gjithë. Artan Imami i uroi trajnerit sukses në ndeshjen e parë që do të hapë Euro2024. Kastriot Tusha, zëri i të cilit kumbon gjithmonë në stadiumin tonë ndërsa këndohet Himni Kombëtar tregoi se ky lloj aktiviti mbështetës, u bën mirë të gjithëve. Vasjan Lami e vuri theksin tek vlerat e ekipit e Kastriot Caushi tek bindja për fitore.
Petrit Malaj tha se samba braziliane kombinuar edhe me zv.trajnerin argjentinas në terrenin shqiptar do të kishin suksesin e tyre, e Ndriçim Xhepa tha se tanimë europiani ynë nuk është vetëm një ëndërr, por një realitet. Endri Prifti dhe Stefi vlerësuan nismën e FSHF që mblodhën këtë komunitet artistësh për të mbështetur kombëtaren në këtë rrugëtim të ri të saj.
Ndërsa Landi i West Side Family falenderoi Federatën për mbështetjen që po i jep komunitetit të Sindromës Doën, nëpërmjet ndihmës reale të trajnimit. “E në këtë frymë, me një federatë kaq miqësore me artistët, patjetër që suksesi është i garantuar” tha ai.
E nën ritmet e muzikës, me bluzat e dedikuara për secilin prej artistëve që ishin prezent, kuqezinjtë e artit u bënë bashkë me kuqezinjtë e fushës për të pasur një europian fitues.