Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Arrihet marrëveshja, në janar prezantohet mbrojtësi maqedonas te Flamurtari

Shkruar nga NEWSPORT
Arrihet marrëveshja, në janar prezantohet mbrojtësi maqedonas te

Merkatoja hapet zyrtarisht në datën 1 janar, ndërkohë që Flamurtari është drejt mbylljes së merkatos. Vlonjatët janë tregur të shkathët duket konfirmuar disa nga afrimet e reja. Së fundmi mësohet se vlonjatët kanë arritur akordin me mbrojtësin nga Maqedonia, Fisnik Zuka.

22-vjeçari është pjesë e Shkupit në Maqedoni dhe luan si mbrojtës. Në sulm për shërbimet e tij janë hedhur dhe disa skuadra të tjera të huaja, po Flamurtari duket se ka arritur marrëveshjen me futbollistin në fjalë dhe prezantimi i tij te Flamurtari do të bëhet në fillim të muajit janar.

Ndërkohë që vlonjatët janë ende në pritje të lojtarit të Kombëtares, Ledian Memushaj. Mediat italiane ditën e djeshme kanë konfirmuar "divorcin" e Memushjat me Beneventon dhe së fundmi pritet që ai të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Nuk dihet nëse do të zgjedhë të qëndrojë në Itali apo do kërkojë t'i bashkohet kampionatit  shqiptar, kjo gjë do të zbulohet ditët në vijim.

[gallery columns="1" size="full" ids="187336"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga