
Laçi dhe Kyrian Nwabueze kanë pasur një alkimi të përkryer këtë sezon, aqsa paraqitjet e nigerianit me kurbinasit kanë rënë në sytë e menaxherëve të huaj. Lojtari me pasaportë amerikane ka qenë pjesë fikse e formacionit të Armando Cungut, që sheh 17 gola të realizuar nga 26 vjeçari.
Nwabueze, edhe pse ka qenë i pranishëm në seancat stërvitre të kësaj jave, vuan një dëmtim të hershëm çka mund të sjellë edhe ndërhyrjen kirurgjikale, që do të thotë fundin e parakohshëm të sezonit. Tjetër problem për stafin e Laçit është edhe sulmuesi Jomba Dambakit, që ndodhet në USA dhe nuk mund të vijë për shkak të masave anti-Covid-19.
Poll