Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Arifi është djalosh serioz dhe e prisja që të shënonte", Diego Longo: Ja cilat janë limitet e Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
"Arifi është djalosh serioz dhe e prisja që të

Teuta fitoi në shtëpi përballë skuadrës së Skënderbeut. Në ndeshjen e zhvilluar në “Niko Dovana”, bregdetarët triumfuan me rezultatin minimal 1-0.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Teutës, Diego Longo.

“Faleminderit për komplimentin e fitores, por detyrim kemi të bëjmë stërvitje të mirë. Sigurisht që kemi skuadër shumë të re, por impenjimi duhet të jetë total dhe serioz. Por kur ke ekipe si Tirana, Partizani, Egnatia dhe Vllaznia atëherë është diçka ndryshe. Dua t’i bëj komplimente Arifit pasi është një djalosh serioz. E prisja që të shënonte një gol dhe pavarësisht se është i ri, ai jep maksimumin”, u shpreh trajneri Diego Longo.

-Mund të japë më shumë kjo skuadër apo këta janë limitet?

“Limitet tona janë forca jonë dhe limitet tregojnë që në këtë momente kemi potencialin, që kur ke një skuadër si e jona të japin mundësi të shkojmë më përpara dhe të bëjmë më shumë për të arritur ku janë të tjerët. Sigurisht edhe ata që janë protagonistë të kësaj gjëje ta kenë në mendjen e tyre për të arritur limitin, në të kundërt ky limit mund të kthehet në diçka negative”, tha tekniku Longo.

“Sigurisht humbja me Laçin ishte me të vërtetë e turpshme dhe duhet të rregullojmë ato gjërat tona. E shoh oportune që mendja të jetë këtu dhe të fokusohemi maksimalisht. Jemi ekip i ri, por duhet të jemi me mendjen gjithnjë këtu.”

-Zëvendësimi i Gjatës?

“Unë duhet ta hidhja që nga minuta e parë, pasi kam besim tek aftësitë e tij. Ai ka ardhur vonë pas ndeshjes me Tiranën. Dhe duhet shumë qetësi për t’i dhënë kohën e duhur, por duhet më shumë kohë për edhe pse mendoi se i dhashë më shumë seç duhej”, shtoi më tej trajneri i Teutës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga