Më parë kishte debutuar me Flamurtarin në Superiore, teksa u pikas nga trajneri Hulian Rubio, por që më pas e nxorën jashtë objektivave dhe e dërguan të luajë me Himarën. Rënia e Himarës në Kategorinë e Dytë bëri që Hoxhaj të mendojë të lërë futbollin, ndërsa në horizont u shfaq Bylis si një mundësi për të luajtur në Kategorinë e Parë, ekip që e bëri lider të riun vlonjat.
[caption id="attachment_1268" align="alignright" width="400"] Ardit Hoxhaj gjatë miqësores Bylis-Kastrioti[/caption]
Luajti në Kategorinë e Parë me mallakastriotët, ku arriti së bashku me këtë ekip që të dalë në Superiore, ndërsa shënoi dhe 7 gola në elitën e futbollit shqiptar, një pjesë e konsiderueshme e tyre ishin vendimtar për fitoren e Bylis.
Sot, ai është një nga emrat më të lakuar të talenteve që do të transferohen në skuadra të ndryshme të elitë, ku mësohet se në garë është Partizani dhe Flamurtari që kanë shfaqur hapur dëshirën për ta pasur pjesë të tyren në të ardhmen. Por, lojtari është ende nën kontratë me klubin ballshiot, i cili do të shohë se kush do të ofrojë më mirë që lojtari të lihet i lirë.
Megjithatë, “sirenat” dëgjohen edhe nga Greqia, ku klubi PAS Janina ka hedhur një hap të sigurt për të marrë shërbimet e futbollistit. Është klubi i Bylis që po negocion me helenët, ndërsa pritet që të dielën të arrihet akordi. Burime informative pranë lojtarit bëjnë me dije se palët kanë rënë parimisht dakord, ndërsa do të ulen për të firmosur ditën e dielë.