Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

''Jemi të lumtur për fitoren ndaj Bylisit'', Ardit DELIU: Ju flas për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
''Jemi të lumtur për fitoren ndaj Bylisit'', Ardit

Laçi ia ka dalë të marrë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Bylisit në trnasfertë me rezultatin 0-3. Golat u shënuan nga Nwabueze me penallti në minutën e 25-të, ndërkohë që dyfishoi Rrapo pak përpara vërshëllimës së arbitrit për pjesën e parë.  I tre vjen nga Nwabueze, pas nje aksioni perfekt (75').Pas takimit, për mikrofonat e Supersport ka folur lojtari i kurbinasve, Ardit Deliu.

''Nuk fitoj shumë miliona, por rëndësi ka ndeshja dhe fitorja e sotme. Dihet fusha e Ballshit, nuk kishim fituar këtu këtë sezon, por sot ia arritëm të marrim fitoren.E rëndësishme ishte fitorja, trajneri na tha të shohim punën tonë, le t'i lëmë ndeshjet e tjera. Kemi ardhur këtu me këmbët tona dhe të mbyllim sezonin siç duhet. Erdhëm dhe fituam, nuk na intereson asgjë tjetër.Kam qenë në Kroaci, gjërat nuk ecën siç duhet dhe u ktheva. Vjet nuk ka luajtur shumë, ndërsa sivjet po.

Falënderoj klubin për besimin. Të arrijmë objektivat, pastaj nëse vjen diçka më e mirë për jashtë, pse jo.Kam edhe dy vite kontratë, kështu që do të jem këtu edhe vitin tjetër. Lojtari më i rëndësishëm i Laçi brenda dhe jashtë saj? Besoj që kapiteni, për këtë arsye u zgjodh. Ka shumë vite eksperiencë, ka luajtur jashtë. Ignjatovic, ai na kritikon, na motivon dhe na mban me këmbë në tokë.

S'e kam pasur të lehtë, në Kroaci nuk kisha marrë shumë minuta. Vjet luajta 7-8 ndeshje. Ishte e vështirë të stërvitesha dhe të motivohesha, por duhet të vazhdoja, të bindja stafin dhe të vijoja të luaja. Durim, durim dhe shumë punë, ky është mesazhi im'' - deklaron Deliu.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga