
Amir Rrahmani, qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, që nuk nuk u përfshi te 23 lojtarët e grumbulluar nga De Biazi, po shijon pushimet e tij verore. Kur gjithë sytë e shqiptarëve janë në Francë, 22-vjeçari poston një foto në llogarinë e tij, larg Shqipërisë. Kjo duket si një "sfidë" e lojtarit me teknikun italian, i cili u kritikua për zgjedhjen e listës për në Francë. Rrahmani luan në Kroaci, për ngjyrat e RNK Split-it, së fundmi së bashku me ish-sulmuesin e Tiranës, Elis Bakaj. Ai doli në postim në instagram, një ditë pas largimit nga Kombëtarja, ku thoshte disa meritojnë më shumë, por jo gjithçka është në dorën e tij.
"Shumë njerëz bëjnë gjithçka për të arritur majat, por vjen një moment që i gjithë mundi hidhet poshtë, ku nuk mund të bësh asgjë".