Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E PAPRITUR/ Tirana vë “duart në kokë” dhe te Partizani nis festa, makthi i të kuqve humbet derbin

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Tirana vë “duart në kokë” dhe te
Redon Xhixha

Te Tirana nuk arrijnë dot t’iu besojnë syve. Redon Xhixha nuk do të luajë në derbin e kryeqytetit. Padiskutim që ky është lajmi më i keq që bardheblutë mund të merrnin para derbit të kryeqytetit me Partizanin.

Sulmuesi nuk ia ka dalë të rikuperohet dhe në këto kushte pas mungesës në derbi ndaj Dinamos, nuk do të mund të kontribuojë as ndaj Partizanit. Xhixha u dëmtua në sfidën ndaj Egnatias, ku la fushën e lojës duke qarë, teksa në atë sfidë shënoi edhe golin e vetëm e të fitores për kreyqytetasit. Për Ardian Nuhiun është një “goditje” e rëndë, pasi nuk do të mund të mbështet te shërbimet e një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.

Ndërkohë siç dihet Xhixha kosiderohet si “makthi” i Partizanit, pasi iu ka shënuar gola vendimtar në derbi, të cilët kanë sjellë edhe disfatën e të kuqve ndaj bardhebluve. Nëse për Tiranën është një lajm i keq mungesa e tij, nga krahu tjetër ka nisur festa. Kjo pasi “Demat” do të kenë një “hall” më pak ndaj rivalëve të tyre dhe nuk do të rrezikohen nga sulmuesi.

Kujtojmë se derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet ditën e dielë në orën 19:30 nbë "Air Albania". Duel ky i vlefshëm për javën e 24-të të kampionatit. 

Poll

Lexo gjithashtu