Albin Krasniqi
Klubi i Prishtinës ka njoftuar transferimin e mesfushorit me tipare ofensive Albin Krasniqi. 24-vjeçari vjen te kryeqytetasit e Kosovës me “formulë” huazimi prej Kolos Kovalivka nga Premier League ukrainase.
Për Krasniqin, është një rikthim në “shtëpi”, pasi ka qënë më herët pjesë e Prishtinës, me të cilët ka fituar Superkupën në vitin 2024. Arritjet më të mëdha, ndonëse është ende i ri, protagonisti në fjalë i ka me kampionët në fuqi të Superligës, Dritën.
Me skuadrën nga Gjilani, Albin Krasniqi ia ka dalë të var në qafë medaljen e kampionit në Superligë dhe Superkupën e Kosovës.
View this post on Instagram
Poll
