Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

VIDEO/ “Një klub, shumë zemra”, Bylisi “sms” Vllaznisë para çerekfinales, por ngatërron ditën e ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Një klub, shumë zemra”, Bylisi “sms”
Bylisi

Bylisi do të presë Vllazninë në “Adush Muça”, ku mes tyre do të bëjnë llogaritë e çerekfinales së parë të Kupës së Shqipërisë. Duel ky që do të luhet ditën e martë duke nisur që nga ora 13:30.

Një ndeshje mjaft delikate për ballshiotët, të cilët do të synojnë t’i shkojnë deri në fund këtij turneu. Përballë do të kenë një ekip si Vllaznia, që janë dhe ekipi i momentit në futbollin shqiptar, por “djemtë” e Mirel Josës janë të motivuar më shumë se kurrë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë një “mesazh të kduar” për shkodranët. Ndërsa i paralajmërojnë për vështirësinë që i pret në Ballsh. Por nga ana tjetër kanë ngatërruar ditën e ndeshjes. Në program kjo sfidë do të luhet ditën e nesërme, teksa klubi e ka vendosur ditën e mërkurë.

“Ngjyrat tona, pasioni ynë, beteja jonë.

Të mërkurën në 13:30 në Adush Muçaj, çerekfinale Kupe kundër Vllaznisë.

Një klub, shumë zemra”, ka shkruar klubi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)

VIDEO/ “Një klub, shumë zemra”, Bylisi “sms”
 

 

Poll

Lexo gjithashtu