
Erzeni barazoi në ndeshjen përballë Teutës e cila ishte e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhilluar në stadiumin “Arena Egnatia” përfundoi me rezultatin 0-0.
Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi.
“Duhet të komplimentoj djemtë për djersën dhe mundin. Ishte një ndeshje e dominuar nga ne, në disa minuta ishim në zotërim total të fushës. Portieri i Teutës meriton komplimenta pasi u bë protagonist në momentë të veçanta", u shpreh Deliallisi.
-Finalizimi?
“Përderisa ne shkojmë deri tek porta dhe krijojmë raste neve na mungon një sulmues. Një sulmues që duhet ta shtyjë topin në rrjetë. Ekipi dha gjithçka, por kur topi nuk hyn në rrjetë ndjej keqardhje. Por goli do dhe pak fat.”
-Aktivizimi i Amir Kahrimanovic?
“Ishte zgjedhja ime. Në momentin që mungon sakrifica dhe duhet të vraposh, duhet të aktivizosh lojtarët që luftojnë më shumë.”
-Të kënaq kjo pikë?
“Kjo pikë nuk më kënaq. Ne u futëm për të dhënë maksimumin. Nuk jam i kënaqur për rezultatin sepse sot kishim fatin kundër.”