
Teuta ka shtuar eksperiencë në skuadër, në fakt në repartin e sulmit. Tashmë zyrtarisht Albi Alla është lojtari më i ri i durrsakëve.
Ish-mbrojtësi i Kukësit dhe Laçit, e mbylli sezonin e fundit me kurbinasit nis kështu një aventurë të re në Durrës, ndërsa është vënë nën urdhrat e Diego Longos.
“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi, Albi Alla është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Lacit në sezonin e fundit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Alla, nga dje është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për duelin ndaj Lacit”, ka shkruar klubi durrsakët.
Në këtë mënyrë Alla pritet të debutojë me Teutën në sfidën me Laçin që do të luhet në mesjavë. Takim ky i vlefshëm për javën e 3-të të Superiores dhe do të luhet në Laç.