Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ajeti në vend të Ismajlit, Gjasula rrezikon duelin me Çekinë (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Shkruar nga NEWSPORT
Ajeti në vend të Ismajlit, Gjasula rrezikon duelin me

Kombëtarja shqiptare pasditen e djeshme ka nisur zyrtarisht edhe përgatitjet për sfidën me Çekinë, takim që do të luhet ditën e enjte në orën 20:45. Një duel që është i vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024. Kjo përballje është shumë e rëndësishme pasi vendos shumë mbi kualifikimin e kuqezinjve në Gjermani për vitin e ardhshëm.

Niveli dhe rëndësia e kësaj ndeshje tashmë dihen dhe të gjithë djemtë janë të gatshëm të japin më shukmë se 100% për të marrë një rezultat pozitiv. Gjithsesi Sylvinho është me “dhimbje koke”, pasi do të mungojë një nga shtyllat kryesore të kombëtares. Ardian Ismajli është dëmtuar në sfidën e fundit që zhvilloi me skuadrën e Empolit dhe trajneri brazilian nuk do të mund ta llogaeritë për këtë duel.

Me shumë gjasa nga minuta e parë në vend të tij do ta nisë Arlind Ajeti. Mbrojtësi do të vendoset përkrah Berat  Gjimshitit për të formuar dyshen para portës.

Ndërkohë edhe ne mesfushë Sylvinho nuk është shumë i qetë. Klaus Gjasula rrezikon këtë sfidë për shkak të një infeksioni në bajame ende nuk është bashkuar me grupin. Gjithsesi trajneri brazilian në mendjen e tij ka gati formacionin që mund të hedhë në fushë ditën e enjte.

Formacioni i mundshëm ndaj Çekisë: Berisha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Asani, Bajrami, Seferi, Cikalleshi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga