Kategoria Superiore do zhvillojë javën e nëntë dhe të fundit për fazën e parë. Fundjavën e 20 dhe 21 nëntorit dhe të hënë në 22 nëntor, janë programuar ndeshjet e kësaj jave. Për shkak të stadiumeve që ende nuk janë në 100 përqind, disa ndeshje kushtëzohen nga fushat.
Gjithçka nis të shtunë me Vllazninë dhe Kastriotin, sfidë që luhet në "Loro Boriçi" duke nisur nga 16:45. Po atë ditë, Partizani dhe Laçi do diskutojnë gjithçka në "Air Albania", me stadiumin që ende nuk është konfirmuar.
Të diel në 13:45, Teuta luan me Skënderbeun, me gjasë në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë. E hëna e datës 22 nëntor parasheh dy sfidat e mbetura. Dinamo dhe Egnatia luajnë në 16:45 në "Air Albania", ndërsa Kukësi dhe Tirana në 19:45, me duelin që me gjasë mund të luhet në "Loro Boriçi". Stadiumet nuk janë përcaktuar zyrtarisht nga FSHF.
Superliga, java 9-të:
E shtunë:
16:45 Vllaznia - Kastrioti
19:45 Partizani - Laçi
E diel:
13:45 Teuta - Skëndërbeu
E hënë:
16:45 Dinamo - Egnatia
19:45 Kukësi - Tirana