Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vendi i parë dhe merkato, KUKËSI federon "afrimin" e parë

Shkruar nga NEWSPORT
Vendi i parë dhe merkato, KUKËSI federon "afrimin" e

Kukësi e mbylli vitin 2019 në mënyrën më të mirë. Të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro kryesojnë Kategorinë Superiore pas 17 javëve të luajtura, duke lënë pas ekipe si Bylis i vendit të dytë apo Partizani, Tirana dhe Teuta. Kuksianët janë foksuar në merkato, duke dashur të kenë të plotë grupin që do udhëtojë drejt Turqisë për minifazën përgatitore. Deri në këto momente nga ekipi janë larguar dy lojtarë, me Todorovskin dhe Kamara që nuk bëjnë pjesë në planet e klubit.

Një tjetër largim i mundshëm është ai i Mirlind Dakut. Sulmuesi nuk ka marrë minutat e nevojshme dhe hapsirat e pakta në fazën sulmuese detyrojnë kosovarin që të shohë tjetër zgjidhje. Largimi i tij pritet të sjellë edhe "afrimin" e parë në skuadër, me mbrojtësin Gëzim Krasniqi që do të federohet gjatë kësaj kohe. Shtatëlarti vuante një dëmtim që e mbajti gjatë jashtë fushe. Kukësi do të udhëtojë më katër janar drejt Turqisë, aty ku janë programuar tre miqësore, një ndër të cilat ndaj Trabzonspor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga