
Tirana ka nisur të zhvillojë merkaton në mënyrën më të mirë të mundshme. Blerje të menduara dhe me lojtarë me potencial. Pas largimit të pesë emrave që ishin pjesë e sezonit të shkuar, tashmë të besuarit e presidentit Halili po bëjnë përforcimet për sezonin e ri.
Me largimin e Dritan Smajlit, Tirana po kërkonte një mbrojtës të djathtë për të zëvendësuar lezhjanin në mënyrën më të mirë dhe alternativa që bindi drejtuesit ishte ajo e Afrim Takut. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka luajtur për Tiranën dhe e njeh mentalitetin dhe peshën e fanellës, ndaj ai ka vendosur të pranojë ofertën e bardhebluve dhe do të kthehet nga Amerika, aty ku ka një vit që ndodhet familjarisht.
https://www.youtube.com/watch?v=bowJilkAyJo
Burime pranë klubit bëjnë me dije se lojtari ka firmosur zyrtarisht kontratën që nga Amerika dhe më 5 korrik do të zbresë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Përveç Takut, Tirana do të nisë një seri blerjesh, të cilat do të blindojnë të gjitha repartet për ta rikthyer këtë ekip me emër në garën për titullin kampion.