Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Tirana bën dy përforcime brenda orës, firmosin dy afrikanë

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Tirana bën dy përforcime brenda orës, firmosin dy

Pas mesfushorit Moise Nkounkou ka ardhur zyrtarzimi i radhës në kampin bardheblu. Bëhet fjalë për Merveille Ndockyt i cili ka nënshkruar për dy vite me Tiranën. Nëpërmje njoftimit zyrtar, klubi kryeqytetas bën me dije që ai ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe sot është prezantuar në ambientet e stadiumit "Selman Stërmasi"

"Mesfushori nga Kongo Merveille Ndockyt është bërë sot zyrtarisht pjesë e Tiranës. Futbollisti ka nënshkruar sot një marrëveshje 2-vjeçare në ambientet e klubit. Të martën kongolezi 18-vjeçar mbërriti në Shqipëri për tu bashkuar më pas me skuadrën. Merveille ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe sot është prezantuar në ambientet e stadiumit “Selman Stermasi”. Në pak ditë ka treguar se ka vlera dhe se është një nga lojtarët më premtues për sezonin e ri. Merveille luan në rolin e mesfushorit të qëndrës, është 18-vjeç dhe është pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Kongos. KF Tirana i uron suksese mesfushorit ne 2 vitet e ardhshme bardheblu", shkruhej në njoftimin zyrtar të Tiranës.

[gallery columns="1" size="full" ids="28416,28417"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga